(Mehmet Kajtazi 1944-2003)
Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë.
Me krijimtari letrare mirrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.
Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.
Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brymosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”.
Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.
Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:
1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup,
3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'')
5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb, (Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit).
6. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë,
7. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi “Shkëndija”, Prishtinë,
8. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,
9. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan,
10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,
11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
15. ''Udha I'' (roman, 2000), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).
17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
5 works Add another?
Most Editions
Most Editions
First Published
Most Recent
Top Rated
Reading Log
Random
Showing all works by author. Would you like to see only ebooks?
May 8, 2010 | Edited by 217.170.250.16 | Edited without comment. |
May 8, 2010 | Edited by 217.170.250.16 | Added new photo |
August 25, 2008 | Edited by RenameBot | fix author name |
April 1, 2008 | Created by an anonymous user | initial import |