It looks like you're offline.
Open Library logo
additional options menu

Last edited by Jeton Kelmendi
December 25, 2011 | History

Jeton Kelmendi

Joined December 25, 2011Lists

www.jetonkelmendi.page.tl
www.kelmendi-press.blogspot.com
http://en.wikipedia.org/wiki/Jeton_Kelmendi

SHËNIME PËR AUTORIN

alt textJeton Kelmendi u lind më 1978 në Pejë-Kosovë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për Komunikim Masiv në Prishtinë, kurse studimet post-diplomike në ULB- Universitetin e Brukselit (Politikat ndërkombëtare dhe çështjet e sigurisë). Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi, prozë, ese dhe tregime. Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike, sidomos që kanë të bëjnë me raportet ndërkombëtare. Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999. Në vijim botoi edhe një serë librash të tjera. Poezitë e tij u përkthyen në më shumë se 22 gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji ndërkombëtare. Është njëri nder poetet më të përkthyer shqiptar. Ai është përfaqësues i denjë i poezisë moderne shqiptare është thënë nga kritika letrare. Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe bashkëpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhët angleze, franceze dhe rumune. Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit. Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe vargu eliptik i ndërthurur me metafora dhe simbole artistike. Është veteran i luftës që bëri UÇK-ja më 1998 -1999. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel.

Tituj të veprave

Shekulli i Premtimeve, 1999 (poezi)
Përtej Heshtjes, 2002 (poezi)
Në qoftë mesditë, 2004 (poezi)
Më fal pak Atdhe, 2005 (poezi)
Ku shkojnë ardhjet, 2007 (poezi)
Erdhe për gjurme te erës, 2008 (poezi)
Koha kurë të ketë kohë, 2009 (poezi)
Dramë

Zonja Fjalë 2007 (dramë)

Në gjuhë të huaja

-Ce mult s-au rãrit scrisorile /Sa fortë janë rralluar letrat në Gjuhën Rumune
-A breath /frymëmarrje në Indi
-Dame parol drama Francë
-COMME LE COMMENCEMENT EST SILENCIEUX (Ku fillon heshtja) poezi Paris
-ΠΟΥ ΠΑΝΕ ΟΙ ΕΡΧΟΜΟΙ (Ku shkojnë ardhjet) poezi në Greqi -Wie wollen (Si me dashtë) poezi Gjermani

Mirënjohje ndërkombëtare

Anëtar i Asociacionit të gazetarëve profesionit të Evropës, Bruksel
Anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës, Paris
Çmimi prestigjioz ndërkombëtar SOLENZARA, Paris

Reading Log

This reader has chosen to make their Reading Log private.

Lists See All

  • Cover of: Jeton Kelmendi

    Jeton Kelmendi

    1 item | Last modified December 25, 2011

    Koha kure te kete kohe, How to reach yourself, ku shkojne ardhjet