Check nearby libraries
Buy this book
Në këtë zgjedhje, të emërtuar “Erdhe për gjurmë të erës”, u përpoqa të përfshij poezitë artistikisht më të ngritura si shprehje e më të qenësishme si shtjellime dhe si mesazhe poetike, që i hartoi deri më tash Jeton Kelmendi.
Poezitë i zgjodha nga pesë përmbledhjet e tij të botuara: Shekulli i premtimeve. Rilindja, Prishtinë 1999; Përtej heshtjes. Faik Konica, Prishtinë 2002; Në qoftë mesditë. Faik Konica, Prishtinë 2004; Më fal pak Atdhe. Faik Konica, Prishtinë 2005; Ku shkojnë ardhjet. Ombra GVG, Tiranë 2007 dhe nga disa dhje-tëra poezi në dorëshkrim, që autori m’i dha e për të cilën gjë e falënderoj përzemërsisht.
Për hartimin e këtij vëllimi të zgjedhur nuk ndo-qa rrugën e thjeshtë: renditjen e poezive sipas përmble-dhjeve ose datës së botimit. Gjakova që me poezitë e zgjedhura të krijoj një tërësi poetike, ku jo vetëm ndri-çohet qenësia e mesazhit poetik të Jeton Kelmendit, po dhe veçantia dhe aktualiteti i poezisë së tij.
Poezitë i radhita në cikle të veçanta, të cilat, edhe pse në vështrim të parë nuk bëjnë një tërësi të mirëfilltë poetike, afrohen dhe njësohen për nga ve-çantia dhe rrafshi i të shprehurit poetik dhe i shtje-llimit.
Në bashkëpunim me autorin u ndërruan titujt e disa poezive të botuara më parë, u hoqën vargje të natyrës pohuese dhe aty – këtu u shtua ndonjë tjetër, të cilën gjë e kushtëzoi ndarja, përkatësisht renditja në cikle të poezive dhe shmangia e ndonjë përsëritjeje, kur poezitë nga përmbledhjet e ndryshme, si shtjellime tekstore ose si tematikë, u afruan pranë njëra tjetrës.
Zgjedhja jo rastësisht e fillova me ciklin “Dielli lind në flokët tu”.
Anton N. Berisha
Check nearby libraries
Buy this book
Edition | Availability |
---|---|
1 |
aaaa
|
Book Details
Table of Contents
Edition Notes
ID Numbers
Community Reviews (0)
Feedback?December 25, 2011 | Edited by Jeton Kelmendi | Added new cover |
December 25, 2011 | Created by Jeton Kelmendi | Added new book. |